Hidhet gurthemeli i shkolles fillore në Ladorisht Ali Ahmeti “Ta gezoni objektin e ri shkollor”
“Meqenese ndertesa ne te cilen eshte punuar deri tani, nuk i plotesonte as
kushtet minimale per te zhvilluar procesin edukativo-arsimor, u paraqit nevoja
per ndertimin e nje shkolle te re, qe sot u be realitet, fale kontributit te aktivistëve
të fshatit Ladorisht si dhe kontributit te subjektit politik shqiptar në qeveri
(BDI-së)
Ladorisht,17 shtator 2004
Ne pranine e nje numri te madh te nxenesve, arsimtareve, qytetareve, kryetarit
te BDI-se z.Ali Ahmeti, ministrit te arsimit dhe shkences Aziz Pollozhani,
deputetit te zones Nedim Ramizi, zevendesministri te pushtetit lokal Xhevat
Ademi si dhe shume mysafire te tjere, sot ne fshatin Ladorisht u hodh gurthemeli
i shkolles fillore.
Per historikun e kesaj shkolle foli drejtori, Besnik Rashiti i cili tha: “Fshati
Ladorisht ka nje tradite te gjate ne lemine e arsimit. Shkolla e pare ne gjuhen
shqipe ne kete fshat eshte hapur ne vitin 1941 dhe ka punuar deri ne vitin
1943. Pas perfundimit te luftes, ne vjeshte te vitit 1944 perseri rihapet dhe
fillon me pune shkolla f
illore katervjecare. Prej vitit shkollor 1957/58, kjo
shkolle shëndërrohet ne shkolle tetevjecare ne te cilen perfshihen edhe
nxenesit nga fshatrat Frëngovë, Kalisht, Shum dhe Zagraçan. Sot Shkolla fillore
“Ashim Agushi” bashke me shkollat periferike ne Frengove e Zagracan ka mbi 1100
nxenes te shperndare ne 47 paralele dhe kater grupe parashkollore me 86 te
punesuar » - theksoi drejtori i kesaj shkolle Besnik Rashiti. Ne vazhdim
te fjales se tij ai shtoi se ndertesa ne te cilen eshte punuar deri tani, nuk i
plotesonte as kushtet minimale per te zhvilluar procesin edukativo-arsimor, u
paraqit nevoja per ndertimin e nje shkolle te re, qe sot u be realitet, fale
kontributit te aktivistëve të fshatit, keshillit te shkolles, kontributit te
ministrit te arsimit dhe shkences zotit Aziz Pollozhani dhe subjektit politik
shqiptar ne pushtet (BDI-së.
Ministri i arsimit dhe shkences Aziz Pollozhani duke përshëndetur të pranishmit
theksoi: « Ështe kenaqesi dhe nder per mua qe sot ndodhem ne mesin e
ladorishtareve, ne nje dite gezimi, ne diten kur ne kete fshat vihet gurthemeli
i objektit te ri shkollor. Eshte obligim i imi dhe i gjithe te tjereve, qe te
kontribojme per ngritjen e sa me shume godinave shkollore si ne vende tjera
ashtu edhe ne Ladorisht, per t’u siguruar nje ardhmeri sa me te mire vendit dhe
femijeve tane. Ne Ladorisht kane investuar edhe qeverite e meparshme, por ju e
dini forte mire se cfare investimesh kanë bërë ata. Ne sot hedhim gurthemelin
per ndertimin e nje objekti te ri shkollor per te edukuar dhe arsimuar brezat e
rinj.«
Solemnitetin e Ladorishtit e pershendeti edhe Kryetari i BDI-se z. Ali Ahmeti,
i cili nder te tjera tha: “Ladorishti nuk njihet vetem ne rrethin e Struges,
por fama e tij njihet që nga Mitrovica, e deri ne jug te trojeve tona
kombetare, ngase te gjitha dyfeqet e UÇK-ve, trimave e flakadanëve të lirisë jane
fshire ketu, ne malet e Ladorishtit. S’ka njeri prej nesh qe nuk i njeh rruget
dhe rrugicat e Ladorishtit. Dikur vinim ne erresire, kurse sot kemi ardhur ne
kete dite te bukur me diell, per te vene gurthemelin e objektit te ri shkollor.
Na kujtohen shume mire plumbat ne shtepine e Kadri Labenishtit dhe ne shume
shtepi e avlli të tjera, ato plumba na vritnin edhe neve. Prandaj ne i thame
stop kesaj dhune, ne ia bëmë me dije si faktorit te brendshem ashtu edhe atij
te jashtem se nuk do te lejojme me qe te ndihemi te huaj ne vendin tone dhe
qiraxhi ne shtepite tona. Ne kemi lindur ketu qe kur ka lindur dielli. Amanetin
e vellezerve tane e bejme realitet. Ne po investojme qe femijet tane te mos
kene frike nga uniforma, sepse ate uniforme e bartin dhe do ta bartim edhe ne.”
Ai me tej theksoi se: “Ne edhe me tutje do te realizojme edhe shume projekte
tjera qe i lejon kushtetuta dhe qe dalin nga Marreveshja e Ohrit, prandaj te
nderuar ladorishtarë dëshiroj qe ndertimi i ketij objekti shkollor te perfundoj
ne nje kohe sa me te shkurter. Vlen per t’u pershendetur edhe kontributi i madh
i mergimtareve tane. Ata nuk e ndalen as qindarken e fundit kur ish nevoja. Jam
i bindur se vellezerit tane ne mergim tani e tutje do te investojne per te
hapur vende te reja të punës.Ta gezoni objektin e ri shkollor – ka uruar në
fund Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti.
Ceremoninë festive me rastin e gurt
hemelit të shkollës së re, ne emër të
mergimtareve ladorishtare, përkatësisht në emër të Shoqatës së Mërgimtarëve të
Ladorishtit në Zvicër, e pershendeti Xhevahir Collaku, I cili ndër të tjera
tha: “ Në pamundësi që të gjithë ladorishtarët të vine në këtë festë të madhe
të fshatit unë në emër të Shoqatës së Mërgimtarëve të f.Ladorisht në Zvicër
uroj që ky gurthemel i shkollës së re të na bashkojë edhe më shumë dhe fshati
ynë të hec përpara drejt sukseseve të reja dhe integrimeve evropiane.”
Ne emer te Bashkesise Islame uroi imami i fshatit z. Meqail Osmani i cili
njëherit
këndoi duanë e therjes së kurbanit.
Festa e fshatit vazhdoi me program kulturoro artistic përgatitur nga SHKA “Valët e liqenit” nga Ladorishti.
Falë aktivitetit të arsimdashësve të fshatit sot godina e re shkollore
është në veprim dhe ngarkesa e madhe e shkollës në qendër të fshatit u zgjidh.
Në atë shkollë tani mësohet nga klasa e parë deri në të katërtën ndërkaq në të
renë nga klasa e pestë e deri në të tetën, përkatësisht deri në të nëntën.
Shiko fotografitë




