Mirëseerdhët në faqen e shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër

SHKA "Valët e Liqenit" – Cyrih, Zvicër shkëlqeu në Festivalin e XIII “Këngë Jeho”

Shoqëria Kulturore Artistike "Valët e Liqenit" e themeluar në vitin 2003 pas prezentimit të parë më 28 Tetor 2003 në Cyrih, me rastin e mbajtjes së Manifestimit përkujtimor kushtuar 28 Tetorit 1944 fillon me shfaqjet e saj jashtë Zvicrës.

Në vitin 2004 mori pjesë në festivalin e XIII të këngëve dhe valleve të përpunuara " Këngë Jeho" - Strugë 2004.

Pa diskutim shkëlqimin e mbrëmjes së tretë të këtij festivali i dhuroi “Valët e liqenit” nga Cyrihu i Zvicrës. Kjo shoqëri e krijuar nga kurbetlinjtë ladorishtarë në Cyrih, shpërtheu me grupin e valltarëve duke interpretuar valle me motive triranase, valle kurbeti dhe një valle me motive jugu. Me këtë grup simpatik kish punuar valltari i mirënjohur i Ansamblit Kombëtar në Tiranë, Rexhep Çeliku.

Vërtet puna dhe sakrifica e vallëtarëve si dhe punës profesionale të koreografit të Rexhep Celikut, SHKA “Valët e liqenit” e para nga diaspora arriti, që me tre vallet dhe këngët popullore, të mahnis publikun artdashës strugan.

Juria profesionale e Festivalit “Këngë Jeho” Strugë 2004 e shpërbleu SHKA “Valët e liqenit” me aktivitet në Cyrih me një diplomë.

Është për tu theksuar se një shoqëri aktive me të njëjtin emër SHKA “Valët e liqenit” veprion pa ndalur edhe në fshatin Ladorisht dhe është një nga shoqëritë artistike më të mira në Maqedoni.

Strugë, 26/07/2004

Shiko fotografitë

 

Shoqata
  •  Statuti
  •  Kryesia
  •  Anëtarët
  •  Historia
Aktivitetet Galeria
  •  Video
  •  Foto
Kontakti
  •  Mapa
  •  Kontakti
  •  Postkonto

Përkrahësit

Copyright 2009. Shoqata Ladorishti|

Design & Development by Xmedia Design GmbH