"Valët e Liqenit" çmallin Mërgimtarët
Këngët karakteristike polifonike nga vendlindja gjallëruan për disa orë sallën ku u mbajt koncerti.
Shoqata e mërgimtarëve të Ladorishtit të Strugës, organizoi në Winterthur një koncert për anëtarët e vet dhe për mysafirët e shumtë. Në koncert, me programin e vet tejet të pasur u prezantua Shoqëria Kulturore Artistike "Valët e Liqenit" nga Ladorishta, e ftuar enkas për këtë qëllim.

Këngët karakteristike polifonike, vallet e bukura, kostumet e bukura dhe interpretimet e shumë këngëtarëve nga vendlindja dhe të atyre që jetojnë në Zvicër, gjallëruan për disa orë sallën ku u mbajt koncerti. Aktiviteti i kushtohej edhe përvjetorit të masakrës së Ladorishtit, që është kryer mbi qytetaret e pafajshëm të këtij fshati në vitin 1944.
Kryesia e shoqatës, një nga më aktivet në Zvicër, ka organizuar edhe më parë aktivitete të ngjashme dhe ka mbështetur iniciativa me interes për fshatin dhe me interes të përgjithshëm.
Nga: www.albinfo.ch




